Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull Ã...

Rreth librit Mexhel-leh.

  • PDF

Mexhel-leh është një libër i cili përmbledh ligjet e shtetit Osman duke ruajtur me përpikmëri kushtetutën Islame (Sheriatin). Ky libër ose më mirë të themi ky kanun është shkruar nga një grup dijetarësh së asaj kohe me në krye Ahmet Xhevdet Pashanë. Emri origjinal i këtij libri është Mexhel-le-i Ahkam-i Adlije. Mexhel-leh do të thotë: Fletë e mbushur me urtësi, revistë, libër me vëllime etj…. Ky kanun ka hyrë në fuqi në vitin 1877 kur Abdulhamid Hani ishte në pushtet dhe në vitin 1926 u hoq përgjithmonë nga pushteti.

Mexhel-leh përbëhet nga 1851 nene dhe është një kanun përbledhës i mirëfilltë i kushtetutës Islame (sheriatit). Ky kanun në brendësinë e tij përmbanë ligje dhe metodologji për të gjithë fushat, mexhel-leh është përdorur në shtetet Islame gjithashtu dhe në shtetin Osman. Shteti Osman është një shtet i cili që nga momenti kur është themeluar e deri në rënien e tij është drejtuar me kushtetutën Islame (sheriatin). Si në gjykimet e përgjithsme ashtu dhe në ato personale nuk ka tejkaluar asnjë herë kufirin e sheriatit. Shteti Osman jetëgjatësisë dhe suksesit të pashoq nuk duhet të harrojmë se ia ka borxh sheriatit Islam. Në kohën kur ky shtet filloi të neglizhojë ligjet Islame, të largohet nga dituria, shkenca, rritja e ekonomisë etj… shkoi drejtë rënies. Rënia e suksesit të shtetit Osman nga të gjitha aspektet ka ndodhur më shumë pas Lëvizjes së Tanzimatit.

Disa nga emrat e personave që kanë marrur pjesë në përgatitjen e këtij kanuni:

1- Halil Efendiu nga vendi Filibe

2- Sejfeddin Ismail Efendi

3- Sirvanizade Sejjid Ahmed Hulusi Efendi

4- Ahmed Hilmi Efendi

5- Muhammed Emin Efendi Bagdadij

6- Ibn-i Abidinzade Alaeddin Efendi

7- Gerdankiran Omer Hulusi Efendi

8- Shejhulislam Kara Halil Efendi

9- Isa Ruhi Efendi

10- Junus Vehbi Efendi

11- Abdullatif Shukru Efendi

12- Ahmed Halid Efendi

13- Karinabadli Omer Hilmi Efendi

14- Abdussettar Efendi.

Këto përsona kanë punuar pa u lodhur men ë krye Ahmed Xhevdet Pashanë për të formuluar këtë libër të rradhë. Këto janë ata përsona të cilët kanë punuar më shumë se tjerët, pra ka dhe shumë përsona që kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij libri por këtu nuk i kemi përmendur.

Mexhel-leh është bërë burim për shumë libra të cilët kanë shkruar për vendime të ndryshme në fushën e fikhut.


Nëse flasim për ligjet Islame veçanërisht për ato të fikhut Islam të cilët ky libër i ka përmbledhur nuk mund të themi sek y është libri i vetëm të në të cilin mund të gjejmë çdo gjë që na duhet. Mexhel-leh është një libër që përmbledh vetëm vendimet rreth veprimeve (Muamelat) të medh’hebit Hanefi.

Mexhel-leh nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se të gjithë shteteve Islame gjithashtu dhe shtetit Osman ligjet dhe vendimet Islame të cilat para se tu shkruante Mexhel-leh i merrnin nga libra të shumtë ose më mirë të themi i merrnin pjesë pjesë dhe i bashkonin për të nxjerur përfundimin, ky libër i përmblodhi dhe ua lehtësoj të gjithëve këtë gjë.

Mexhel-leh të gjitha këto vendime i mblodhi dhe i rrjeshtoi sipas rradhës në nene dhe fraksione.

Mexhel-leh përbëhet nga 1 hyrje dhe 16 pjesë. Të gjitha këto kanë 1851 pika të ndryshme.

Hyrja përbëhet nga pikat 101-403 dhe flet për shkencën e fikhut në menyrë të përgjithëshme.

Pjesa 2 fillon nga pika 404 deri në pikën 611 dhe flet për qiradhënien në Islam.

Pjesa 3 fillon nga pika 611 deri në pikën 672 dhe flet për dorëzaninë (hyrjen garant).

Pjesa 4 fillonga nga pika 672 deri në pikën 700 dhe flet për kalimin e përgjegjësisë nga një pëson tek dikush tjetër.

Pjesa 5 fillon nga pika 700 deri në pikën 760 dhe flet për marrjen peng (rehin).

Pjesa 6 fillon nga pika 760 deri në pikën 832 dhe flet për amanetin (emanet).

Pjesa 7 fillon nga pika 832 deri në pikën 880 dhe flet për dhurimin (hibe).

Pjesa 8 fillon nga pika 880 deri në pikën 940 dhe flet për grabitjen (gasb) dhe dëmin e shkaktuar (zarar) .

Pjesa 9 fillon nga pika 940 deri në pikën 1040 dhe flet për të ndaluarat (hixhr) dhe të papëlqyeshmet (ikrah).

Pjesa 10 fillon nga pika 1040 deri në pikën 1448 dhe flet ortakërinë (shirket) dhe çështjet sociale.

Pjesa 11 fillon nga pika 1448 deri në pikën 1530 dhe flet për përfaqësimin (vekalet).

Pjesa 12 fillon nga pika 1530 deri në pikën 1570 dhe flet për paqe (sulh) e fajle (afv).

Pjesa 13 fillon nga pika 1570 deri në pikën 1612 dhe flet vensomërinë (ikrar).

Pjesa 14 fillon nga pika 1612 deri në pikën 1675 dhe flet çështjet penale.

Pjesa 15 fillon nga pika 1675 deri në pikën 1783 dhe flet provat (ithbat) dhe betimet (jemin).

Pjesa 16 fillon nga pika 1783 deri në pikën 1851 dhe flet gjykimet (hakim).


Mexheleh ka qenë një nga kanunet zyrtare të shtetit Osman. Pas viteve 1918 shtetet që janë ndarë nga shteti Osman nëpër gjykatat e tyre filluan të ndryshojnë Mexhel-le’në me kanune të tjera. Lubnani në vitin 1932, Siria në vitin 1949, Iraku në vitin 1953 kanë kaluar nga Mexhel-leja në Kodin Civil Modern. Turqia në vitin 1926 bashkë me Mexhel-le’n ka hequr dhe ligjet e tjera që kanë lidhje me Sheriatin Islam. E njëjta gjë është bërë në vitin 1928 në Shqipëri.

Punimet për kompletimin e librit Mexhel-leh janë mbyllur para kohe për këtë arsye ky libër nuk ka arritur ti marrë në dorë të gjitha degët e Islamit.
Sot në librin Mexhel-leh studiohen 100 pikat kryesore. Këto 100 pika janë pikat të cilat kanë përmbledhur të gjithë librin Mexhel-leh dhe këto pika janë marrur nga libri Eshbah ve’n-Nedhair dhe Mexhami’ Sherh të dijetarit Ibni Nuxhejm.