Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

Haberler

Hukmet dhe burimet e Sheriatit islam shkurtazi

  • PDF

 

Definicioni i Sheriatit: Përmbledhja e dispozitave fetare, sipas të cilave veprojnë myslimanët, quhet sheriat. Sheriati është ligj fetar i myslimanëve. Dispozitat e Sheriatit përfshijnë të gjitha veprat e personave të rritur dhe të mençur – të arsyeshëm dhe për këto vepra parasheh rregullat e veta. Obligimet, ndalimet e veprave të individëve sipas sheriatit, ndahen në këto lloje:

FARZ: është ajo vepër që rreptësisht e urdhëroi All-llahu xh.sh. të punohet, dhe dihet saktësisht se është urdhër i All-llahut xh.sh. siç janë: falja e namazit, dhënia e zeqatit, etj. Ai njeri që e refuzon këtë nuk është mysliman , por hynë në grupin e qafirëve.

Farzi është dy lloje: Farzi-ajn dhe farzi-kifaje

FARZI – AJN: është obligim për secilin mysliman që ta kryejë individualisht, p.sh. falja e pesë kohëve të namazeve, agjërimi i Ramazanit, etj.

FARZI – KIFAJE: është obligim për tërë shoqërinë, bashkësinë myslimane, e nëse njëri prej atyre e kryen këtë obligim të tjerët lirohen nga kjo detyrë, por në qoftë se asnjëri nuk e kryen, atëherë të gjithë janë mëkatarë e do të përgjigjen para Zotit të Madhëruar, p.sh. falja e namazit të xhenazes.

VAXHIB: është ajo vepër që All-llahu xh.sh. urdhëroi të punohet, mirëpo nuk jemi gjithaq të sigurt se urdhri i All-llahut xh.sh. ka të bëjë me të apo me ndonjë vepër tjetër, p.sh. namazi i vitrit. Mohuesi i vaxhibit nuk del prej imanit por është mëkatar, do të dënohet.

SUNNET: është çdo gjë që e ka punuar Muhammedi a.s. ka porositur ose ka lejuar të punohet.

Sunnetet janë dy llojesh: sunnete muekkede dhe sunete gajri-muekkede.

SUNNETI MUEKKEDE: janë veprat e Pejgamberit a.s. që i ka punuar vazhdimisht, dhe ka urdhëruar të punohen , jashtë farzeve. P.sh. dy sunetet e sabahut, falja e namazit me xhematë.

SUNNETI GAJRIMUEKEDE: janë veprat e Pejgamberit a.s. që nuk i ka punuar vazhdimisht, por i ka lënë disa herë, p.sh. sunnetet e iqindisë. Mohuesi i synnetit nuk dënohet por, është i larguar nga mëshira e Pejgamberit a.s.

MUSTEHAB: janë veprat të cilat janë të lavdishme të punohen, që rrjedhin nga Pejgamberi a.s., mirëpo rrallë herë i ka punuar, ose ka folur se është mirë të punohen, p.sh. të shpejtuarit iftarin në Ramazan, ose të vonuarit syfyrin.

MUBAH: janë veprat të cilat nuk janë urdhëruar të punohen, por as nuk janë të ndaluara të punohen; njeriu është i lirë t’i punojë apo mos t’i punojë, p.sh. llojin e ushqimit që e preferon për të ngrënë, apo sjelljet e lira me kusht që të mos u pengojmë të tjerëve.

HARAM: është çdo vepër që rreptësisht e ndaloi All-llahu xh.sh., p.sh. alkooli, ngrënia e mishit të derrit, dhe të gjitha veprat e shëmtuara.

MEKRUH: janë ato vepra që nuk është mirë të punohen, por që nuk janë të ndaluara rreptësisht.

Mekruhi ndahet në dy lloje : Mekruh-tahrimen dhe Mekruh-tenzihen.

MEKRUH TAHRIMEN: janë veprat të cilat janë të ndaluara të punohen, por jo rreptësisht. Këto vepra janë afër haramit. P.sh. veshja e rrobave të mëndafshit dhe e arit për burrat. Duhet ditur se në këtë lloj të mekruhit hyjnë edhe lënia e vaxhibit.

MEKRUH TENZIHEN: janë veprat të cilat nuk janë të pëlqyera të punohen, që nuk janë aq të shëmtuara. P.sh. lënia e sunnetit të iqindisë. Në këtë lloj të mekruhit hyjnë edhe lënia e sunneteve gajri-muekkede.

MUFSID: janë ato vepra të cilat i prishin aktet fetare.

Udhëzim: Nga All-llahu i madhëruar do ta fitojmë shpërblimin (thevabin) po qese i zbatojmë urdhëratë dhe obligimet e Tij si dhe me jetësimin e këshillave e porosive të Pejgamberit a.s. Për moskryerjen e urdhrave të All-llahut xh.sh. dhe për bërjen e veprave të shëmtuara (të këqija), do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh.(ikabin). Për kryerjen e veprave që janë mekruh, mund të kemi qortim, e për disa mekruhe mund të marrim edhe dënim të lehtë nga All-llahu i Mëshirshëm. Kryerja dhe zbatimi i urdhrave të All-llahut xh.sh. njerëzimit i sjell dobi dhe harmoni, ndërsa kryerja e veprave të ndaluara njerëzimit i sjellin dëme e fatkeqësi në këtë jetë po ashtu në jetën tjetër.

BURIMET E SHERIATIT ISLAM

All-llahu xh.sh. ia zbriti Kur`anin Muhammedit a.s. që t`i tregojë gjithë njerëzimit për përgjegjësinë që do ta kenë para madhërisë së Tij. ” Ai që ia shpalli Furkanin (Kur`anin, dallues të së vërtetës nga e pa vërteta) robit të vetë (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës është i madhëruar” (ajeti/1 El-Furkan). Në ajetin tjetër thuhet: “Ne nuk të dërguam ty ndryshe se për të gjithë njerëzit, mëshirë dhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë” (ajeti/28 Es-Sebe). Në të drejtën e Sheriatit islam ekzistojnë disa burime kryesore që mund të bazohemi në to për çdo çështje që i përket Fesë Islame, disa nga këto burime janë kryesore ndërsa disa janë dytësore. Po edhe burimet kryesore nuk janë të një rangu sepse disa prej tyre siç theksojnë juristët islam kanë më shumë përparësi se tjerat. Burimet e Sheriatit islam janë të renditura sipas vlerës dhe rëndësisë së tyre juridike:

KUR`ANI: ky është burimi kryesor i mësimit islam. Kur`ani përmban dispozita hyjnore të shpallura njerëzimit përmes të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s. Kur`ani paraqet një kushtetutë, në të cilën përmblidhen parimet themelore të besimit, moralit, rregullave jetësore, drejtësisë…etj. Kur`ani është dhe do të mbetet baza dhe burimi kryesor i të gjitha mësimeve të Sheriatit islam.

SUNNETI: ky është burimi i dytë me radhë i Sheriatit islam. Me këtë nënkuptojmë thëniet, pëlqimet, heshtjet dhe ndalimet e Muhammedit a.s. “Përmbahuni sunnetit tim,” thotë Muhammedi a.s. Për t`u besuar thënieve të tij deklarohet Muhammedi a.s. duke thënë “E gjithë ajo që është në përputhje me Kur`anin (nga fjalët e mia) pranojeni, sepse ajo vjen prej meje kurse ajo që është në kundërshtim me Librin e Zotit largojeni”.

IXHMAUL UMETI: pajtimi i shumicës së juristëve islamë rreth ndonjë çështjeje. Ky është burimi i tretë i Sheriatit islam. Për dhënien e mendimit për ndonjë çështjeje fetare apo juridike në rang të parë janë shokët e Pejgamberit a.s. mandej nxënësit e tyre, pas tyre nxënësit e nxënësve dhe më në fund edhe të gjithë dijetarët islam, që bazohen në Kur`anin dhe hadithet e pejgamberit a.s. Institucioni i këtij burimi vërtetohet me Kur`an ku thuhet “Nga ju le të jenë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja” (En-Nisa ajeti/104). Në një hadith thuhet “Përmbahuni sunnetit tim dhe sunnetit të pasardhësve të mi”.

KIJASI: rregulla të nxjerra në bazë të analogjisë. Burim i katërt me radhë i Sheriatit Islam është Kijasi me këtë nënkuptojmë ato zgjedhje të cilat në bazë të analogjisë juristët islamë i kanë nxjerrë prej normave juridike ekzistuese. Me këtë veprim mund të zgjidhen çështjet konkrete në mënyrë të shpejtë dhe të suksesshme, ato çështje për të cilat nuk ekzistojnë norma të prera në burimet e lartpërmendura. Këto ishin burimet kryesore të Sheriatit islam. Ekzistojnë edhe disa burime tjera, por ato janë sekondare p.sh. Istihsan (që mendohet se është e pëlqyer), Istislah ( që mendohet se është në dobi), Bidatet (traditat e mira) etj.

 

Comments ()

Bid'ati dhe kuptimi i tij

  • PDF

Dijetari Sa’dudin Taftazani në kapitullin e ilahijatit në librin Sherhu’l-Mekasid thotë: Dijetarët maturidi dhe esh’ari nuk e kanë trajtuar njëri-tjetrin si bidatxhi dhe të lajthitur, për dallim nga të humburit dhe fanatikët, të cilët edhe mospajtimet në fikh i trajtojnë bidat dhe humbje, si: lëshimi i “bismilahit” qëllimisht, mosprishja e abdesit nga sendet që dalin nga trupi përvec dy kanaleve (sebilejn), lejimi i kurorës pa kujdestar(veli) apo falja e namazit pa leximin e sures fatiha, pa e ditur se bidati i poshtruar është risia që bëhet në fe pa mos qenë prezent në kohën e sahabëve dhe tabiinëve dhe nuk e argumenton ndonjë argument nga (sheriati) ligji.

Pastaj disa injorantë e trajtojnë çdo gjë që nuk ka qenë në kohën e sahabëve bidat të poshtruar edhe nëse nuk ka ndonjë argument që e bën atë të keqe, mbështetur në fjalën e Pejgamberit a.s. “Ruajuni nga gjërat e shpikura “, pa e ditur se qellimi i këtij hadithi është të bësh dicka në fe pa mos qen prej fese”.

Në ”Mexhalis el Ebrar”autori thotë: Bidati ka dy kuptime, i pari: është kuptim gjuhësor i përgjithshëm, që nënkupton një risi çfarëdo qoftë, qoftë nga zakonet apo adhurimet; dhe i dyti: është kuptim sheriatik (term) që nënkupton shtesë ose lëshim ne fe që bëhet pas sehabeve, pa lejen e ligjvënësit, qoftë e shprehur me fjalë, vepër, qartë ose me ndonjë sinjal. Kështu që kuptimi i tij në hadith, nënkupton kuptimin terminologjik të tij.

Po në këtë libër autori thotë: “Mos të të mashtrojë pajtimi i njerëzve për një send që është paraqitur pas sahabëve, por duhet të jesh lakmitar t’i gjurmosh vetitë dhe punët e tyre (sahaëve), sepse njerëzit që e njohin më mirë Allahun dhe janë më afër Tij, janë ata që u ngjajnë më shumë sahabëve dhe e njohën më mirë rrugën e tyre. Ngaqse feja është marrur prej tyre dhe ata janë burimet e bartjes së sheriatit nga i zoti i tij”.

Në librin “Shir’atul’l-Islam” autori thotë: “Sunneti që është obligim të ndiqet është diçka që e kanë bërë njerëzit e shekullit për të cilët është dëshmuar se janë të mirë, të vyeshëm dhe të udhëzuar, e ata janë hulefai rashidunët dhe ata që e kanë shoqëruar Zotëriun e Krijesave (sahabët), tabiinët që erdhën pas tyre dhe pas tyre tebitabiinët. Që këndej, çka është shpikur pas kohës së tyre në kundërshtim me parimet e tyre, ajo është bidat, kurse çdo bida është dalalet. Sahabet) e luftonin shumë ashpër veprimin e dikujt që sjonte dhe shpikte diçka që nuk e kishin mësuar nga koha e Pejgamberit a.s., qoftë kjo pakë ose shumë, qoftë e vogël ose e madhe”.

Jakub ibën Sejjid Rumi në librin “Mefatihul Xhinan” thotë: “Qëllimi është se çdo bidat në fe që është në kundërshtim me rendin dhe mënyrën e tyre ai është humbje, se përndryshe është vërtetuar se ka bidat që është i mirë (hasen) dhe i pranuar, si: marrja me shkencat e sheriatit dhe shënimi i tyre në libra; ashtu siç është vërtetuar se ka edhe bidat të keq që është i refuzuar. Ky është bidati që është sajuar pas tyre (sahabëve) dhe në kundërshtim me rendin e tyre, ashtu që po ta shihnin do ta kundërshtonin”.

Në libdrin “Et-Tarikatul Muhamedijje” të Muhammed Efendi Berkili Rumit hasim: “Nëse thuhet: Si mund të jetë në përputhshmëri thënia e Muhammedit a.s. “çdo bidat është humbje” dhe thënies së fukahave se bidati ndonjëherë është i lejuar, si: përdorimi i sitës dhe ngrënia e vazhdueshme e bukës së grurit dhe ngopja me të. Mandej ndonjëherë është mustehab, si: ndërtimi i medreseve, minareve, shkrimi i librave, bile ndonjëherë është vaxhib, si: formulimi i argumenteve për të demantuar dyshimete e pabesimtarëve dhe të ngjashme.

Zgjidhja e kësaj është: Bidati, ka kuptim gjuhësor që nënkupton “një risi qoftë në zakon qoftë në ibadet, pasi është emër që formulohet nga pjesorja “ibtida’ë” që do të thotë sajim, bërje e një risie, sikurse emri “rif’a” nga “irtifa’ë” dhe “hilfe” nga “ihtilaf”. Ky kuptim i bidatit është ai që e ndajnë fukahatë (në dy grupe) dhe kanë për qëllim atë që është sajuar pas gjeneratës së parë çfarëdo qoftë. Mandej bidati ka kuptimin e vet sheriatik të veçant që nënkupton: çdo shtim në fe ose pakësim në të që është sajuar pas sahabëve pa leje të ligjvënësit as gojarisht, as praktikisht, as qartë e as shenjë treguese. Në këtë kuptim bidati nuk i përfshinë zakonet asesi, por kufizohet me disa besime dhe forma ibadetesh. Këtë bidat e ka për qëllim Pejgamberi a.s., gjë të cilën e tregon hadithi “Ndiqeni sunnetin tim dhe sunnetin e hulefai rashidinëve”, pastaj hadithi “Ju e dini më mirë rendin e dynjasë suaj” dhe hadithi “Kush sajon në këtë çështje tonën diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”.

Në “Havashi Tarikatil Muhammedijje” të Hoxha Zades lidhur me këtë shkruan: “Pas sahabëve: ndërkaq ajo që është sajuar në kohën e Hulefai Rashidinëve nuk është bidat, sepse sunneti i tyre është sikurse sunneti i Pejgamberit a.s. gjë të cilën e tregon urdhëri i të përmbajturit ndaj sunnetit të tyre”.

Në librin “El-Haikatu En-Nedijje Sherh Tarikati Muhammedijje” të Abdlgannij Nabulisiut te thënia e autorit “pas gjeneratës së parë” vihet shënimi: “Ata janë selefi i që ka jetuar në kohën e Pejgamberit a.s. për shkak se Pejgamberi a.s. thotë: “Ndiqeni sunnetin tim dhe sunnetin e Hulefai Rashidinëve pas meje. Kështu që risitë që kanë ndodhur në kohën e tyre nuk janë bidat. Bidat është një risi që ka ndodhur pas tyre, pas kohës së tabiinëve dhe tebitabiinëve”.

Këto janë thëniet e dijetarëve që të gjitha thonë qartë se një risi që është paraqitur në kohën e sahabëve, bile të tabiinëve dhe tebitabiinëve nuk hynë në kuptimin e bidatit dhe bërja e saj nuk është humbje (dalale).

Përktheu: Islam Rexhepi,

Student në Fakultetin e Sheriatit, Universiteti i Ez’herit


Comments ()